Gecaj, Limajt: Kur flisnim ne për tema nacionale, ju i futët veshët në lesh – Lajmi.net
Gecaj, Limajt: Kur flisnim ne për tema nacionale, ju i futët veshët në lesh
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:48, 7 December 2017
Bajram Gecaj
Bajram Gecaj
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili tha temat nacionale kërkojnë konsensus të përbashkët.

Gecaj thotë se Qeveria Mustafa e ka thënë këtë gjë tre vite radhazi, por opozita e atëhershme, përfshire edhe Limajn, “i futët veshët në lesh”, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

MAKIAVELIZMI I ZOTIT LIMAJ!

“Temat nacionale kërkojnë konsensus të përbashkët”, na tha sot Zëvendës-Kryeministri Limaj. Këte zoti Limaj e kishim thënë edhe ne për thuaja tri vite radhazi, gjatë periudhës së qeverisjes Mustafa. Megjithatë, ju atëherë “i futët veshët në lesh” e nuk donit të dëgjoni fare; kjo, pasi që aspironit marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çfarëdo metode. Tani kur pozicionimet kanë ndryshuar, ju po na thoni diçka si: ne nuk bashkëpunonim me ju sepse duhej përmbysur pushtetin, dhe rrjedhimisht marrjen e tij nga ne, ndërsa ju tani do të duhej të jeni konstruktiv (si gjithherë), e të na mundësoni mbajtjen e këtij pushteti të pështirë, të cilin e morëm me dhunë e veprime konspirative (me miqtë tanë PDK-stë), dhe kryekëput përmes sekserëve e matrapazëve. Jo faleminderit! /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Bajram Geca, Fatmir Limaj

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble