Gecaj: LDK, partia e parë në të gjitha sondazhet

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike të Kosovës, duke folur rreth Qeverisë Haradinaj dhe kërkesës së LDK-së për zgjedhje të parakohshme, ka thënë se një Qeveri me 52 vota nuk mund të bëjë asgjë.

Lajme

18/04/2018 22:14

I pyetur nga analistët se përse nuk po tenton LDK-ja rrëzimin e kësaj Qeverie, Gecaj ka thënë se LDK është parti e civilizuar.

“Ne jemi parti e civilizuar, Qeveria me 52 vota nuk mund të bëjë asgjë. Është mirë me u ulë në tryezë dhe me bisedua për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Gecaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Gecaj ka thënë se në të gjitha sondazhet tash LDK po del si parti e parë.

“Hashim Thaci dhe Kadri Veseli vendosin në këtë vend deri sa kanë mundësi me qenë të parët, në të gjitha sondazhet dhe anketat del se LDK-ja do të dal e para nëse mbahen zgjedhjet”, u shpreh Gecaj.

Ai shtoi se kandidati i ardhshëm i LDK-së për kryeministër do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.