Gecaj: Kryeministrit Haradinaj nuk ja “varin” as ministrat e tij

Ish-zëvendësministri i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se kryeministrin Haradinaj nuk e dëgjojnë as ministrat e tij.

Lajme

06/12/2017 12:22

Ai këtë e ka thënë duke komentuar një thirrje që Hardinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë ua bëri ministrave.

Kryeministri kërkoi nga ta që të jenë prezent në seancën e Kuvendit në të cilin në rend dite është buxheti për vitin 2018.

Por, Gecaj me anë të një statusi në facebook ka shkruar se ai sheh vetë dy ministra në sallë, e që sipas tij, ‘Haradinajt nuk ja varin as ministrat e tij’.

“Edhe pse e kishte kërkuar këtë shprehimisht sot në mbledhjen e kabinetit, duket se Kryeministrit Haradinaj nuk ja “varin” madje as ministrat e tij. Unë shoh vetëm dy ministra prezent në seancën e Kuvendit! E pse atëherë do të duhej që populli ti shkoj pas kësaj qeverie totalisht të pa-kredibilitet?”, ka shkruar Gecaj.

Dy ministrat e vetëm që janë parë në sallë janë Bedri Hamza dhe Albena Reshitaj./Lajmi.net/