Gecaj ironizon me ndarjen e Nismës nga PAN-i: “Çka po dojmë na po bojmë”

Ish këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj e ka komentuar vendimin e partisë së Fatmir Limajt që të ndahet nga PAN dhe tash e tutje të veprojë si grup i vetëm Parlamentar.

Lajme

12/09/2017 16:47

Sipas Gecajt, kjo është edhe një provë se i vemi qëllimi i tyre ishte vetëm marrja e pushtetit.

“NISMA formon grup të vetin parlamentar. Edhe një provë më shumë se i vetmi qëllim (Makiavelist) i bashkimit të tyre ka qenë marrja e pushtetit me çdo kusht, dhe kjo në stilin “çka po dojm na po bojm” e moral fare nuk respektojmë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.