Gecaj i reagon Matoshit: Patriotizmi është streha e horrave

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj i ka reaguar Halil Matoshi të AAK-së. Thotë se këtij të fundit po i djegë i vërtet.

Lajme

13/10/2017 10:58

Ai ka thënë se Matoshi ka qenë kritiku më i madh i presidentin Thaçi, derisa sot siç shprehet Gecaj po i del në mbrojtje.

Postimi i Bajtam Gecajt:

Shokut tim të gjeneratës, Halil Matoshit, të cilit asnjëherë nuk i prenë sëpata në një vend, i paska djegë shumë e vërteta e thënë këtyre ditëve kundër qeverisë së tij të paguxim të merret me cilëndo nga çështjet e mëdha shtetërore. Madje-madje paska marrë në mbrojtje edhe Presidentin, të cilin nuk besoj se e ka kritikuar (sharë) kush më shumë se ai vetë. Për tekstin patetik të reagimit të tij, Halilit dua vetëm ti rikujtoi thënien e Samuel Johnson-it se “patriotizmi është streha e horrave” dhe ti sugjeroj ti lënë hartimet qesharake e të kryejnë punët për të cilat janë “zgjedhur” dhe për çka kolegët e tij qeveritarë kishin përdorë dhunë të shfrenuar e primitive./Lajmi.net/