Gecaj: Haradinaj kërcënoi mësimdhënësit, mjekët, policët dhe zjarrfikësit

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar një deklaratë të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Lajme

21/05/2017 17:39

Haradinaj të shtunën kishte deklaruar se në qeverisjen e tij do të largojë anëtarë të administratës shtetërore që nuk janë në gjendje ta kryejnë punën, për të sjellë aty kuadro profesionale.

Për Gecajn, këto fjalë janë kërcënim i hapur dhe shantazh publik.

Ai ka thënë se ato janë kërcënim për punëtorët e administratës qendrore, punëtorët e arsimit, mjekët, policët dhe zjarrfikësit.

Ky është postimi i tij i plotë”

“KË PO E KËRCËNON KOALICIONI I TERRIT DHE FRIKËS

Fjalët e djeshme të kandidatit të koalicionit të mesnatës, janë kërcënim i hapur dhe shantazh publik ndaj:

1- të gjithë punëtorëve të administratës qendrore e dhe asaj lokale;

2- të gjithë punëtorëve në sektorin e arsimit;

3- të gjithë punëtorëve shëndetësorë;

4- të gjithë policëve, zjarrfikësve….Dhe kur dihen kriteret e përzgjedhjes së tij, të gjithë këta njerëz, punëtorë të Kosovës, e dinë se me anëtarët e cilës familje dhe cilit grupimi politik do të zëvendësoheshin, nëse ne do t’ia lejonim vetes një gabim të tillë historik.

Por, me 11 qershor së bashku do t’i themi JO shkatërrimit të administratës dhe shtetit tonë! Të votojmë shpresën JO terrin”.