Gecaj e quan anarkist Kurtin: Po i dezinformoni bashkatdhetarët

Zëvendës ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit, Albin Kurti në Zvicër, ku i bëri thirrje shqiptarëve që ta rrisin ndikimin e tyre në Kosovë.

Lajme

21/02/2017 19:53

Ai e ka quajtur si anarkist ish liderin e Vetëvendosjes, duke thënë se po synon që me dezinformim të ndikojë te familjet në diasporë, transmeton lajmi.net

“Pra, pafundësisht të dëshpëruar nga pamundësia konstante e depërtimit substancial tek zgjedhësit në Kosovë, anarkistët tani po mundohen që këtë depërtim ta realizojnë edhe përmes dezinformimit dhe rrjedhimisht ndikimit anësor përmes familjarëve të tyre nga diaspora”, ka shkruar Gecaj në facebook.

Lexo postimin e plotë të Gecajt:

“DESPERADOS” OPOZITË

Al-Bin Kurti u ishte drejtuar këtyre ditëve bashkatdhetarëve në Zvicër me këtë pyetje jashtëzakonisht sugjestive: “Përderisa ju i mbani familjet me remitenca (dërgesa parash), më habit fakti se kaq pak ndikim keni në orientimin politik të tyre në Kosovë?”

Pra, pafundësisht të dëshpëruar nga pamundësia konstante e depërtimit substancial tek zgjedhësit në Kosovë, anarkistët tani po mundohen që këtë depërtim ta realizojnë edhe përmes dezinformimit dhe rrjedhimisht ndikimit anësor përmes familjarëve të tyre nga diaspora.