Gecaj dyshon nëse VV ka spiunuar edhe në vendet tjera përveç Turqisë

Bajram Gecaj, zv.ministër në Ministrinë e Administratës Publike dhe zyrtar i lartë i LDK-së, ka reaguar ndaj lajmit se Lëvizja Vetëvendosje ka informuar Turqinë për zhvillimet në Kosovë.

Lajme

26/07/2016 19:43

 

“A janë këta patriotët të cilët më quanin “spiun i amerikanëve”, shkruan Gecaj në llogarinë e tij në facebook.

“Tani  e morëm vesh ku e paskan pas hallin….a thua këta të kenë spiunuar edhe për ndonjë shtet tjetër të lindjes?!”, ka shkruar Gecaj, duke iu referuar deklarimit të Albin Kurtit, ish-liderit të  Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka konfirmuar pohimet e WikiLeaks se anëtarja e kësaj partie ka informuar Turqinë për gjendjen në Kosovë.

Esma Bunjaku sipas letrave elektronike të publikuara del të ketë informuar partinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, AKP rreth arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe marrëdhënien me Qeverinë serbe në lidhje me krijimin e Asociacionit e Komunave Serbe në Kosovë./lajmi.net