Gecaj: dialogu me Serbinë do të ketë përfundim pozitiv për Kosovën

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ish -ministrit të Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, duke thënë se dialogu do të ketë përfundim pozitiv për qytetarët serb të Kosovës, Republikën e Kosovës dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimorë në përgjithësi.

Lajme

12/07/2017 15:23

Postimin e plotë në Facebook:

Ish- ministri i Serbisë për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, më në fund e paska pranuar publikisht të vërtetën se procesi i dialogut në fund do të rezultoi i suksesshëm për Republikën e Kosovës. Megjithatë, ai gabimisht konkludon se përfundimi i tij nuk do të ketë “zgjidhje të favorshme për serbët”.

Dialogu duhet dhe, unë besoi fuqishëm se me një koordinim të mirë të faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, do të ketë përfundim pozitiv për serbët e Kosovës, Republikën e Kosovës në tërësinë e saj, për vetë Serbinë, por edhe për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimorë në përgjithësi.

Qytetarët serbë të Republikës së Kosovës gëzojnë dhe do të vazhdojnë të gëzojnë të drejta të garantuara me kushtetutë dhe ligjet e Republikës së Kosovës të nivelit më të lartë në rajon, prandaj edhe nuk ka fare hapësirë dhe nevoje për brengosjen e tyre.