GDS: Ja çfarë i ka thënë Modric skuadrës së Real Madridit

Luka Modric dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Sport

06/08/2018 10:57

Synimi i madh i Interit këtë afat kalimtar, Luka Modric, dëshiron të largohet nga kampionët aktual të Evropës.

Kapiteni i Kroacisë që po shijon ditët e fundit të pushimeve, është i lihdur me një lëvizje në drejtim te Serie A, ku po kërkohet nga skuadra e Interit.

Edhe pse trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se Modric do t’u rikthehet stërvitjeve më 8 gusht, ‘Gazzetta dello Sport’ pretendon se ylli kroat tashmë i ka bërë të ditur klubit dëshirën për t’u larguar.

Është Interi që po kërkon shërbimet e tij, si përgjigje për Juventusin që ka transferuar Cristiano Ronaldon.

Interi i ka ofruar Modricit kontratë katër vjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro sezon./Lajmi.net/