GDP konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e LDK-së

Grupi Deputetëve  të Pavarur të Kosovës, do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja, ku do të diskutohet për caktimin e një date për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Lajme

25/04/2018 11:37

Pjesëmarrjen e GDP-së, në këtë tryeze e ka konfirmuar për lajmi.net, deputetja Shqipe Pantina.

Ajo ka thënë se shefi I grupit parlamentar, Dardan Sejdiu nuk ndodhet në Kosovë, po ka deleguar dikë nga deputetët që të marrë pjesë në këtë tryezë.

AAK, Nisma e AKR janë partitë tjera parlamentare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK, që do të mbahet sot në ora 13:00.

Ndërsa, PDK ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, sikurse edhe Vetëvendosje./Lajmi.net/

Lexo edhe

PDK nuk e sheh të rëndësishme tryezën e LDK-së, ende e pavendosur për pjesëmarrje