GDP-ja e Kosovës shënon rritje për 4% – Lajmi.net
GDP-ja e Kosovës shënon rritje për 4%
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeNacionale 20:09, 28 December 2017
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Bruto Produktin Vendor (BPV) tregojnë se është shënuar rritje e tij në periudhën korrik-shtator 2017.

Në tremujorin e tretë të 2017-ës Bruto Produkti Vendor shënon rritje reale për 4.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në rritje të Bruto Produktit Vendor ndikuan me 28,89 për qind aktivitetet ekonomike që lidheshin me furnizimin me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave, ndërsa aktivitetet financiare dhe të sigurimit ndikuan me 25, 6 për qind në këtë rritje.

Ndërtimtaria e pati ndikimin e saj prej 9,6 për qind në rritje të Bruto Produktit Vendor, magazinimi ndikoi me 7,48 për qind, industria nxjerrëse me 6.3 për qind, tregtia me 4,76.

ASK thotë se rënie reale të Bruto Produktit Vendor kishte në të dhënat e administrimit publik 1.68 për qind.

Sipas qasjes së shpenzimeve, ASK thotë se BPV-ja ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve 29.39 për qind formimin e bruto kapitalit 8.83 për qind dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve 6.72 për qind

Në anën tjetër në komunikatë thuhet se rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jo përfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake 7.65 për qind,  shpenzimet e konsumit final të qeverisë 1.35 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bruto Produkti Vendor (BPV) paraqet perfomancën ekonomike të një vendi për një periudhë të caktuar kohore. /kallxo.com

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO