Gazjellësi TAP nis të ndërtohet nga viti 2015

Gazjellësi TAP do ta fillojë ndërtimin e seksionit në Shqipëri në vitin 2015. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të martën lejen zhvillimore komplekse Faza I.

Lajme

09/04/2014 16:10

Menaxheri i TAP për Shqipëri, Shkëlqim Bozgo tha se vendimi i KKT-së i hap rrugë ndërtimit të gazsjellësit, njofton Panorama.

Kjo leje pritet të pasohet nga leje të tjera, që janë në kompetencë të Ministrisë së Energjisë. Dhënia e kësaj leje i hap pastaj rrugën fillimit të ndërtimit sipas zonave përkatëse nëpër të cilat do të kalojë tubacioni.