Gazi natyror amerikan gati të dominojë botën

SHBA-ja prodhon sasi shumë të mëdha të gazit natyror dhe ka përshpejtuar së fundi daljen në tregun botëror, në një ofensivë tregtare, e mbështetur nga Donald Trump.

Bota

27/05/2018 23:55

“Periudha 2018-2029 është konsideruar që prej shumë kohësh si një periudhë vendimtare për tregun botëror të gazit natyror”, thekson Breanne Dougherty, specialiste e kësaj lënde të parë për Societe Generale.

Në sajë të teknikave të reja për shfrytëzimin e baseneve të gazit natyror, veçanërisht në rajonin e Appalaches në verilindje të vendit, SHBA-ja është që prej vitit 2009 prodhuesi i parë i gazit natyror në botë.

Ajo ka nxjerrë në vitin 2017 më shumë se dy miliardë metra kubë në ditë.

Ajo eksporton tashmë një pjesë të kësaj burimi nëpërmjet gazsjellësve në Kanada dhe Meksikë.

Por, për të arritur tregjet më të largëta, SHBA-ja mbështetet tek gazi i lëngshëm natyror (GNL), te gazi i kondensuar në gjendje të lëngshme që mund të transportohet në rrugë detare.

Eksportet e GNL-së kanë filluar të rriten në vitin 2016 kur shoqëria “Cheniere Energy” mori për herë të parë një anije për transportin e gazit natyror të lëngshëm nga uzinat e saj në Sabine Pass, në Luisiane.

Deri në atë kohë, SHBA transportonte GNL vetëm nga terminali që ndodhej në Alaska dhe mbyllur në 2015.

Eksportet u katërfishuan në një vit duke e bërë Uashingtonin në vitin 2017 një eksportues të rëndësishëm të gazit natyror për herë të parë në 60 vite.

Më shumë se 50% e ngarkesave kishin si destinacion tre vende, Meksikën, Korenë e Jugut dhe Kinën. Rreth një e treta kishte për destinacion Europën, përcjell Atsh.

SHBA do të bëhet, sipas Agjencisë amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA) do të bëhet eksportuesi i tretë botëror i GNL-së në vitin 2020, pas Australisë dhe Katarit dhe para Malajzisë.