Gazetarja shtanget në Rusi, tifozi i fut duart dhe e puth “live” në kamera

Një gazetare femër e Kupës së Botës, është puthur dhe i kanë futur duart drejtpërdrejt në kamer në Rusi.

Sport

19/06/2018 23:19

Gazetarja nga Kolumbia, Julieth Gonzalez po punonte për kanalin gjerman Dojçe Vele, në qytetin e Saransk kur ndodhi incidenti.

Ajo ka postuar pamjet në rrjetet sociale, në përpjekje për të kapur këtë agresor.

Teksa ajo ishte duke folur, një tifoz del në kamerë dhe i vendos dorën tek gjoksi, para se t’i “dhurojë” një puthje të gjatë në faqe.

Por, gazetarja vazhdon raportimin pa u hutuar nga veprimet e tifozit.