Gazetarja shqiptare merr 1500 trëndafila, në to shkruhej “Juventus” (Foto)

Mbrëmë, Juventus luajti kundër Barcelonës në kuadër të çerekfinaleve të Champions League. Për këtë ndeshje pati mjaft interes edhe në vendin tonë, kryesisht shqiptarë që janë tifozë të futbollit italian.

ShowBiz

20/04/2017 14:24

Një ndër to, është edhe gazetarja më e re e TVSH-së, Pejana Elezi e cila bën tifo për bardhezinjtë e Juventus.

Pikërisht në një natë të veçantë si ajo e djeshmja, sipas “NewSport”, Pejana është surprizuar me 1500 trëndafila të bardhë, ndërkohë që mes tyre shkruhej: “J-U-V-E-N-T-U-S”. Identiteti i personit që ia ka dhuruar nuk është bërë i ditur nga gazetarja e TVSH-së, ndërkohë që foton e ka postuar në Instagramin e saj.