Gazetarja franceze “nxjerr gjoksin jashtë” – në mbrojtje të myslimaneve (Video)

Një gazetare franceze ka zgjedhur një gjest interesant si shenjë proteste ndaj deklaratave të kryeministrit francez Manuel Valls, rreth debatit për ndalimin e burkas në plazhe.

Fun

07/09/2016 08:58

Gazetarja Daphne Burki, ka nxjerrë gjoksin jashtë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për të “sfiduar kryeministrin e Francës”.

“Dëshironi të bëheni franceze? Na tregoni gjoksin”, ka thënë ajo.

Ditë më parë, kryeministri francez kishte thënë: “Mariana, simboli i Republikës ka gjoksin e zbuluar, sepse ajo ushqen njerëzit, ajo nuk është e mbuluar sepse është e lirë. Kjo është Republika”.

Me këtë deklaratë, kryeministri francez kishte acaruar edhe rivalët politikë dhe historianët.