Gazetari spanjoll zbulon klubin e ri të Neymarit

Neymar dëshiron të rikthehet në La Ligë.

Sport

16/12/2017 10:09

Ignacio Minguelez ka theksuar se Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain duke u transferuar në Real Madrid.

“Neymar është i lumtur me pagën që merr në PSG, por është penduar pse ka shkuar në këtë klub”, ka thënë gazetari spanjoll për emisionin sportiv “El Chiringuito”.

“Ai dëshiron të shkojë në Real Madrid në qershor. Ai tashmë u ka treguar miqve dhe i ka kërkuar babait të vet dëshiron ndryshim në verë në mënyrë që të mos e duroj edhe një sezon tjetër në Francë”, ka shtuar gazetari spanjoll. /Lajmi.net/