Gazetari Slavko Çuruvija ishte vrarë për shkrimet mbi Kosovën

Milan Radonjiq i akuzuar që ka marrë pjesë në vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvija para gjykatës ka thënë që gazetari ishte vrarë shkaku i lidhjeve të dyshimta me femra, por pranon se ai përcillej nga shërbimi sekret serb, shkaku i shkrimeve të tij lidhur me Kosovën.

Lajme

03/06/2015 11:31

Ai ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë lidhur me të përveç faktit se ai është një gazetar, ndërsa zëvendësi i tij e ka njoftuar se atë e përcjellin që nga viti 1998 si shkak i shkrimeve të tij lidhur me ngjarjet në Kosovë.

Ai sipas medieve serbe, ka pranuar të ketë urdhëruar përcjelljen e tij, ndërsa deri në ditën e vrasjes nuk kishte zhvillime interesante, transmeton lajmi.net.

Milan Radonjiq
Milan Radonjiq

Në ditën e vrasjes ai thotë se i kishin lajmëruar dy herë që takimi me një kontakt të panjohur është zhvilluar ndërsa ai thotë se si rezultat i këtij zhvillimi kishte urdhëruar ndërprerjen e përcjelljes së tij.

Në ditën e njëjtë më 11 prill të vitit 1999, ai tregon se i kishte ardhur një telefonatë duke i thënë “Fytyra që kemi përcjellë është vrarë”.

Ai tregon se shërbimi sekret ka vazhduar të dëgjojë bisedat e personave që ai kishte kontakt, në mesin e të cilëve ishte edhe gazetari Aleksandar Tijaniq.

Nga bisedat e dëgjuara sipas të akuzuarit, motivi i vrasjes së tij lidhej me një numër të konsiderueshëm femrash, xhelozisë dhe borxhit në të holla. (lajmi.net)