Gazetari shqiptar: Ja gënjeshtrat e serbëve për ndeshjen në Beograd

Gazetari i ‘Agon Channel’, Erald Kodheli ekskluzivisht për lajmi.net ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga mediat serbe, duke thënë se ai është shumë i shtrembëruar dhe në përbërjen e tij nuk ka fjalë origjinale të thëna nga gazetari në fjalë.

Sport

19/10/2014 13:00

Pas ndeshjes ndërmjet Serbisë, telegraf.rs ka publikuar një lajm me fjalët e Eraldit të thëna pas takimit. Gazetari në fjalë, ekskluzivisht për lajmi.net pohon se fjalët e tij janë shtrembëruar shumë nga mediat serbe.

“Unë Erald Kodheli, gazetar i Agon Channel, ju bëj me dije se shkrimi nga telegrafi serb është totalisht i shtrembëruar me synimet e mediave serbe që t’ia vënë fajin Kombëtares Shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve për ngjarjet skandaloze dhe turpin që ndodhi në Beograd”.

“Sapo më kanë pyetur për tifiozët, i kam thënë se serbët, federata dhe qeveria atje, janë sjellë në mënyrë raciste ndaj tifozëve shqiptarë, duke mos lejuar të vijnë në Beograd, edhe pse me qindra nga të gjitha trojet ishin të gatshëm të mbështesnin Kombëtaren kuqezi pa asnjë frikë. Të tregonin krenarinë shqiptare në zemër të Serbisë. Dhe, grupimet nga mbarë Shqipëria vetë kanë deklaruar që nuk do të mungonin dhe do të kishte surpriza”.

“Është e vërtetë se kam thënë se tifozët kishin bërë të ditur që do të gjenin mënyrën të ishin përkrahë ekipit në Beograd, pavarësisht të gjitha masave bllokuese. Dhe, shqiptarë në stadium kishte, siç e tregojnë fotot e ndryshme të atyre tifozëve të guximshëm të pranishëm mes fansave serbë”.

“Në bashkëbisedimin e shkurtër, të ndodhur një orë pas ndërprerjes së ndeshjes, kam vënë në duke racizmin e papranueshëm dhe jashtë çdo logjike me simbolet shqiptare, prej heqjes së flamurit shqiptar që qëndronte përkrahë atij të UEFA-s, tek rasti i paprecedentë kur në një tabelë elektronike nuk shkruhej emri i skuadrës që luante (Shqipërisë), edhe te histerika kolektive dhe e turpshme në momentin e himnit shqiptar”.

“Asgjë nga këto nuk është përmendur në shkrim, ashtu si nuk është përmendur fakti, që i thashë policisë se është e pamendueshme dhe e pafalshme që 4000 forcat e policisë, të reklamuara me të madhe përparandeshjes, nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar tifozët që bënin mbi 60 metra vrap, për të afruar dhe goditur lojtarët tanë”.

“Fluturimi i flamurit etnik dhe beteja e lojtarëve tanë në fushë për tambtojtur këtë simbol të shenjtë ishin moment më krenare në jetën time. Atë emocion në shfaqjen e flamurit etnik dhe betejën e patrembur të futbollistëve tanë të Kombëtares, për ta mbrojtur simbolin e shenjtë, që vetëm ne, ata pak shqiptarë që ndodheshin në stadium, do të isha i gatshëm ta ndjeja përsëri edhe duke e ditur që rreziku do të ishte i madh sin ë 14 tetor, unë sërish do të isha aty”.

“Sapo ka nisur dhuna në fushë, kam qenë pandërprerje në lidhje telefonike me televizionin tim, që i kushtoi të gjithë kohën kësaj ngjarje të shëmtuar, sjellje ç’njerëzore dhe dhunës së patolerueshme nga serbët. Pa u menduar për asnjë cast nga rreziku që më kanosej në stadium, i kam kërkuar bashkëpunëtorëve të mi në Tirane, që të vazhdonin emisionin dhe të qëndroja në lidhje direkte deri në kohën kur Kombëtarja të hipte në avion dhe të largohej nga Serbia”.

“Kam kaluar në mes të tifozëve serbë në tribunën karshi, pa e vrarë mendjen se shënjestra mund të isha bërë vetë unë, vetëm e vetëm për të shkruar sa më pranë skuadrës, për të qenë pranë heronjve të të gjithë shqiptarëve dhe për të treguar të gjitha padrejtësitë që u janë bërë, si edhe për të transmetuar ndjesitë e tyre për këtë episode të paprecedent, të turpshëm në të gjitha aspektet dhe racizmin e pafalshëm, që ndodh në mes të Europës në vitin 2014”, ishin fjalët e thëna nga Eraldi për lajmi.net.