Gazetari shqiptar flet për telegrafin serb

Gazetari i Agon Chanel, Erald Kotheli ka dhënë një deklaratë për telegrafin serb, duke thënë se deri diku ka pritur ndonjë befasi të tifozëve shqiptar në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Sport

16/10/2014 00:19

Erald Kotheli që është një gazetar shqiptar, për telegrafin serbë, ka thënë se ka pritur një befasi të tifozëve shqiptar në takimin e mbrëmshëm, raporton lajmi.net

“Nuk e kemi menduar se ngjarja do të shkonte deri në ndërprerjen e ndeshjes, por ka qenë e ditur që tifozët e skuadrës sonë do të përgatisnin diçka në këtë takim”.

“Tifozët tanë nuk kanë dashur të kryqëzojnë duart dhe vetëm të shikojnë se çfarë do të ndodhë në Beograd. Ata dëshiruan gjithashtu të japin kontributin e tyre në këtë takim”.

“Ne kemi pritur që gjatë takimit të ndodhte ndonjë befasi. Nuk e kemi ditur me saktësi, mirëpo befasia ka qenë e sigurt”, tha Eraldi për telegrafin.rs.