Gazetari serb bën thirrje që Serbia ta rikthej Kosovën me armë

Gazetari dhe ish-kryeredaktori serb nga gazeta “Novosti” në Serbi, Ratko Dmitroviq, ka lëshuar sot një mesazh të cilësuar nacionalist dhe të rrezikshëm mbi Kosovën.

Lajme

23/01/2018 16:08

Në një postim të tij të rrjetin social “Twitter” shkruan se Kosova në rrethana të ndryshuara duhet të rikthehet edhe me armë.

“Nëse e nënshkruajmë njohjen e Kosovës, ne do ta humbim atë, dhe gjithçka çfarë ka atje.Nëse nuk nënshkruajmë, ne ende kemi mundësi rikthimin e saj. Eventualisht me armë. Nëse vije mundësia në rrethana të ndryshuara, edhe me armë, edhe ata na e morën ashtu Kosovën”, shkruan Dmitroviq në llogarinë e tij në twitter.

Dmitroviq jep këtë mesazh pikërisht pas vizitës së Presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kosovë i cili dha një mesazh të qartë kundër përdorimit të çfarëdo lloj force apo armëve në kuadër të zgjidhjes së problemit me Kosovën./Lajmi.net/