Gazetari që vrau kolegët ishte i pushuar nga puna

Bryce William, emir legal i të cilit ishte Vester Lee Flanagan, që punonte në lajmet WDBJ7 në Virgjinia ishte shkarkuar nga puna në vitin 2013, pasi që në punë kishte filluar të etiketohej si: “i vështirë për të bashkëpunuar”, shpjegon stafi menaxheria të radios ku punonte.

Bota

26/08/2015 23:35

“Ai gjithnjë ka qenë në tentativë për të thënë gjëra që të tjerët do të ndiheshin të ofenduar”, ka thënë menaxheri i ËDBJ, Jeff Marks për RT, transmeton lajmi.net.

“Por ai nuk e pranoi lehtë shkarkimin. Neve na u desht ta thërrismin policinë që ta largonin atë nga objekti”, ka thënë ai.

Pas shkarkimit nga puna ai ishte ankuar në vende të ndryshme për të kërkuar barazi në të drejtën e punës, por Organizata për të Drejtat e Punëtorëve nuk kishte gjetur bazë për ankesën e tij.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Ëilliam ishte shkarkuar edhe njëherë nga puna në Florida, ku prap ankesat e tij në organizatën për mbrojtjen e punëtorëve nuk ishin konsideruar serioze. /lajmi.net