Gazetari maqedonas: Në Kumanovë u vranë edhe 4 terroristë amerikanë e britanikë

Milenko Nedelkovski, gazetar i njohur maqedonas, i cili në kohën kur Maqedonia ndodhet në krizë politike dhe dhjetëra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, duket se me spekulime, mundohet të shpëtojë Nikola Gruevskin nga rënia prej pushtetit.

Lajme

19/05/2015 11:31

Tani kur shumica e shohin rastin e Kumanovës, si të inskenuar nga Gruevski për të shpëtuar pushtetin e tij, Nedelkovski pretendon se Kumanova u organizua nga perëndimorët të cilët sipas tij dëshirojnë t’i fusin flakën Maqedonisë.

Në një publikim që ka bërë në ëebsite-in e tij më 15 Maj, ai i ka shtruar vetes pyetjen se “a do ta marrë veten Maqedonia nga destabilizimi që i shkaktuan të huajt?

“Gjashtë kalorësit e apokalipsit, të ashtuquajturit “ambasadorët perëndimorë” nuk kanë pritur asnjë ditë të vetme që tu vënë flakën heronjve maqedonas. Ata nxituan që të takohen me presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski, që t’i shantazhonin, që të insistonin, që të kërkonin, që t’i urdhëronin!” shkruan Nedelkovski.

“Kërkesat kryesore iu shtruan atyre si bakllava. Ju e dini, gjërat e zakonshme si reforma gjyqësore, mbrojtja e informatorëve (supozoj e njëjta mbrojtje që kanë siguruar SHBA-të për Manning-un dhe Snoëden-in), dialog politik dhe broçkulla të ngjashme. Por kërkesa kryesore ishte që gjyqi të mos e bëjë publik emrin e Ambasadorit britanik në organizimin e këtij grusht-shteti “, thotë Nedelkovski duke shtuar se: “Sikur që ishte e rëndësishme që të fshihen emrat e 4 amerikanëve dhe britanezëve terroristë të vrarë në Kumanovë”. Sipas tij katërshja kishte ardhur nga baza amerikane në Kosovë, BondSteel.

“Jess Bailey, Ambasadori Amerikan, i njohur nga mediat maqedonase me nofkën JessHimmlerBailey, ishte i përfshirë edhe në grusht-shtetin që u tentua të organizohej në Turqi, ku shumë civilë humbën jetën në protesta. Edhe atje grusht-shteti filloi me skandalin e fabrikuar të përgjimeve”, thotë Nedelkovski.