Gazetari i Fox News nuk i kërkon falje Kremlinit

Gazetari i televizionit Fox News, Bill O’Reilly, refuzoi të kërkojë falje për përshkrimin e presidentit rus, Vladimir Putin, si “vrasës”.

Bota

07/02/2017 10:37

“Administrata e Putinit në Moskë po kërkon nga unë, korrespondenti juaj modest, të kërkoj falje, pasi kam thënë se Vlladi është vrasës. Po punoj në këtë drejtim, por kjo mund të marrë kohë, ndoshta deri në vitin 2023”, tha O’Reilly në programin e tij televiziv.

Kremlini tha të hënën se do që O’Reilly të kërkojë falje në lidhje me, siç u shpreh, komentet “e papranueshme” për presidentin rus.

Gazetari e ka quajtur Putinin “vrasës” duke intervistuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 5 shkurt.