Gazetari britanik publikon një fotografi që shihet vetëm në ndeshjet e Kosovës (FOTO) – Lajmi.net
Gazetari britanik publikon një fotografi që shihet vetëm në ndeshjet e Kosovës (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 15:48, 12 June 2017
Ajo ka kuptimin “Kosova, zemra e FIFA-s” .

Që në fillimin e rrugëtimit të saj në eliminatoret e Botërorit 2018, në stadiumet ku luan Kosova është shfaqur gjithmonë një parullë që lejohet mes tifozëve nga Federata Kosovare e Futbollit. Ajo ka kuptimin “Kosova, zemra e FIFA-s” dhe tifozët kosovarë janë të mësuar me të ndërsa e cilësojnë si një falënderim për ndihmën që i dha kjo organizatë për njohjen ndërkombëtare.

Por një gjë e tillë duket shumë e çuditshme, ose më saktësisht unike, për gazetarin dhe shkrimtarin e njohur sportiv britanik, Xhejms Monteg. Ai ka shoqëruar Kosovën në rrugëtimin e saj në Botërorin 2018, duke raportuar për këtë përfaqësuese në mediat më të mëdha botërore.

Para ndeshjes së mbrëmshme në “Loro Boriçi”, ai ka bërë një postim në Twitter rreth kësaj parulle. “Kosovë-Turqi fillon pas pak minutash në Shkodër, Shqipëri. Stadiumi ‘Loro Boriçi’ është ndoshta i vetmi në botë të ketë parulla pro FIFA-s’, shkruante Monteg i cili ka shëtitur vende të ndryshme në botë dhe ka shkruar libra rreth kombëtareve të vogla.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2