Gazetari anglez kërcënon Xherdan Shaqirin

Ka bërë zgjedhjen e duhur apo jo, këtë e di më së miri Xherdan Shaqiri, që të martën kaloi nga Interi në Stoke City të Premierligës angleze. Ai nënshkroi kontratë pesë-vjeçare për një shumë rekord për klubin anglez, 17 milionë euro.

Sport

12/08/2015 14:30

Por, është gazetari Mark Irwin që ka punuar për 15 vjet në ‘The Sun’, i cili në një mënyrë është tallur me Xherdanin duke e kërcënuar njëkohësisht. “Zgjedhja e Shaqirit për të shkuar nga Interi në Stoke City është qesharake. Stoke nuk është Arsenali apo Chelsea, por një ekip që nuk ka të bëjë asgjë me traditën, dhe në të cilin me siguri nuk do të fitojë asgjë”, citon Blick fjalët e Irëin, përcjell GazetaOlle.com.

Sipas këtij gazetari, përparësia e vetme e Shaqirit është se do të luajë në Ligën më të fortë në botë. “Stoke nuk është në qendër të vëmendjes së medias. Shaqiri është një lojtar interesant, por jo një figurë e madhe në ligë. Stoke është i urryer në Angli, sepse luan futboll të ashpër dhe këtë e ka treguar në të kaluarën. Filozofia e trajnerit Mark Hughes ka ndryshuar paksa, por ende mbeten të tillë. Gjëja më e mirë që mund të bëjë Shaqiri është të vërtetojë se është më i miri në Stoke City”, thotë Irwin.

Sidoqoftë, gazetari anglez gjen edhe pak fjalë të mira. “Nëse Shaqiri fizikisht arrin të përballojë Premier Ligën, do të mbetet për t’u parë, por e vërteta është se ai ka cilësi.Ai ka kushtuar aq shumë sa që ai duhet të luajë vazhdimisht dhe të shfaqet çdo javë në kampionatin më të mirë”, përfundoi Irwin.