Gazetari: A jeni pishman për deklaratat ndaj Delawies, Haradinaj: Asnjë grimë!

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, po thotë që është mendimi i tij personal, atë që e ka thënë për ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Lajme

18/01/2018 20:38

Haradinaj më herët e quajti ambasadorin “palaço”, për shkak të një deklarata që e bëri përfaqësuesi I SHBA-së në lidhje me Gjykatën Speciale.

Nasim Haradinajt nuk i kanë bërë aspak përshtypje reagimet e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit dhe Kryeministrit, Ramush Haradinajt, që e ka edhe familjar.

Haradinaj po konsideron se ambasadori e ka dhunuar Parlamentin dhe ka bërë trysni mbi deputetët.

“Çka ka lidhje, ky është mendim im personal. Unë si qytetar i Kosovës mendoj se më është dhunuar Parlamenti nga diplomati. U përzi në Parlament dhe është ka bën trysni mbi deputetët, që nuk është e lejuar”, ka thënë Nasaim Haradinaj për lajmi.net.

Kur është pyetur se a është gutur për epitetin që ia ka dhënë ambasadorit, Haradinaj është përgjigjur me të njëjtin epitet të më hershëm “palaço”.

“Asnjë grimë, është sjell tamon si palaço. Mua më vjen keq për deputetët që I kemi për gjynah që pranojnë trysni. Mendoj që diplomati duhet të sillet në mënyrë diplomatike, me bisedu si shtet mik që I kemi. Unë mendoj se ky nuk I bën mirë as Amerikës, sepse miku të nderon si mik, të jep këshilla, por nuk I detyron të përzgjedhurit e popullit, çka me votu e çka jo. Unë mendoj që nuk duhet të thyhet rendi kushtetues, dhe mendoj se askush nuk ka dëshir, që një ambasador me hy në Parlament dhe të bëj trysni ndaj deputetëve. Këtu nuk pajtohna me Delawien dhe asnjë diplomat që e bën këtë. Kushdo që e kishte bërë të njëjtin i kisha thënë, dhe edhe ai vet e dinë që ka bërë gabim”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Veseli: Jam i bindur se Haradinaj do të reflektojë për fyerjen ndaj ambasadorit amerikan

Haradinaj fyerjen ndaj ambasadorit të SHBA-ve e quan të papranueshme