Gazeta serbe Blic: Klani Haradinaj kontrabandon armë nga Serbia

Ish-komandanti i UÇK-së, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë subjekt i medieve serbe të cilat e përshkruajnë si drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë

Lajme

29/11/2016 07:14

Haradinajt poashtu i atribuohet kontrabandimi i armëve duke përdorur Serbinë dhe siç thuhet qytetarët serbë. Gazeta Blic shkruan se kontrabanda e armëve zhvillohet nëpër lumin Danub, nga ku ngarkohen nëpër kamionë dhe arrin në Kosovë për t’u shpërndarë nëpër fronte të ndryshme të islamistëve, transmeton lajmi.net

“Të premten e kaluar është kontrabanduar një ngarkesë me armë nga klani i Ramush Haradinajt”, shkruan kjo gazetë, duke pretenduar burime nga shërbimet e sigurisë.

Sipas Blicit, ngarkesa përmbante 1200 cope pushkë të shkurtra automatike dhe një numër të armëve të lehta. /lajmi.net