Gazeta italiane zbulon sekretet e Tares

E përditdshmja italiane “Repubblica” ka zbuluar sekretet e suksesit të Lazios dhe drejtorit sportiv Igli Tare.

Sport

09/04/2015 23:25

Pas suksesit në Kupën e Italisë ndaj Napolit, Igli Tare tregoi për gazetën italiane “Repubblica” sekretet e suksesit të Lazio-s.

“Grupi. Jam i sinqertë, është kjo e vërteta. Filozofia jonë është e qartë: të gjithë duhen të dispozicion të grupit, pasi kjo e bën diferencën”, tha drejtori sportiv shqiptar, shkruan “Sportal.al”.

Igli Tare është besnik i sloganit të tij: “Nuk vlen emri i shkruar në pjesën e pasme të bluzës, simboli që është përpara”.

Ish-kapiteni i Shqipërisë ka disa emra në bllokun e tij të merkatos, por tani ka diçka tjetër në kokë: “Tani po, objektivi është Champions, për ta arritur atë direkt nga veni i dytë. Do të ishte një hap i madh përpara për ne. Duam të arrijmë përpara Romës”.