Gazeta italiane shkruan për shqiptarin: Vrapoi të shpëtojë fqinjët e bllokuar nën rrënoja

Pamë vdekjen me sy", "Tmerr më i madh kur ke fëmijët në krah e nuk di se ç'do ndodh", janë disa nga rrëfimet e banorëve të qytezave siciliane të përfshira një ditë më parë nga tërmeti prej 4.8 ballë i cili u ka shkatërruar pothuajse gjithcka, shtëpi, rrugë, ndërtesa e kisha.

Lajme

27/12/2018 11:30

Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara.  Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë.

E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator.  E përditshmja italiane La Repubblica përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, të shëndërruar në heronjtë e ditës.”

“Janë heronjt e rastësishëm të Flerit, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë. ”

Një prej tyre është shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.

“Janë momente që s’ mbarojnë kurrë, thotë ai, mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxorra në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazdhonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e baensës së tij ishte e bllokuar, thotë Gazmend. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur, Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi, Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shaktërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dal i gjallë nga gërmadhat e banesës.”

“Mes gërmadhave ë tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, shkruan gazetari, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë, Është Italia që reziston ”

Një ditë pas tërmetit rreth 600 banorë kanë mbetur pa shtëpi e së bashku me banorët e tjerë kanë kaluar natën në makina larg zonave të banuara, nga frika se tmerri i një nate më parë mund të përsëritje.

Gjatë natës së shkuar toka është dridhur përsëri, janë regjistruar mbi 10 lëkundje tërmeti por në shkallë të ulët e vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikqyrje special nga ekspertët e institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë.