Gazeta franceze publikon hartën e Kosovës me “kufijtë e korigjuar”, Mitrovicën veriore e lë në Serbi

Gazeta franceze 'Le Monde' ka botuar dy artikuj kushtuar idesë së korigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut për arritjen e një marrëveshje paqësore.

Lajme

23/09/2018 19:37

‘Le Monde’ gjithashtu publikoi edhe një hartë të Kosovës me kufijtë sipasë idesë së korigjimit.

Në artikullin e parë theksohet “shkëmbimi i territoreve në bazë të kritereve etnike dhe se debati për ‘kufirin e korrigjuar’ do të ketë efekt etik e pragmatizëm”.

Gazeta përcjell shpjegimin e gjeografit francez Michel Fuese, i cili thotë se “nuk ka nevojë të përzihet paprekshmëria dhe mungesa e kufijve”.

“Kufijtë janë të paprekshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, ato mund të zhvendosen në qoftë se të dyja palët arrijnë një marrëveshje”, tha Foucher, transmeton lajmi.net.

Në artikullin e dytë ‘Le Mond’e thotë se projekti i rivendosjes së kufijve bëhet si zgjidhje për stabilitetin në Ballkan, por që shqiptarët e serbët po e shohin si “spastrim etnik”.

Në llogarinë e tyre në Twitter, gazeta publikoi një hartë të Kosovës, së bashku me mbishkrimin:

“Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, infrastruktura dhe objektet kulturore paraqesin pengesa për projektin e ri-përcaktimin e kufijve”.

 

 

Sipas versionit të hartës së ‘Le Monde’ pjesa veriore e Kosovës – Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica shkojnë në Serbi, ndërsa Kosovës i bashkohen territoret e komunës së Medvegjës dhe Luginës së Preshevës.

Në hartë tregohet edhe se si janë të populluara këto pjesë, sa përqind janë shqiptarë e sa serbë.

Mitrovica përshkruhet se qyteti kryesor i ndarjes etnike, dhe liqeni i Gazivodës si vendimtar për ujin në Kosovë. Por të dyja përshkruhen si “pronësi të kontestuara”.

Për Medvegjën, ‘Le Monde’ thotë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkonë shkrirjen në Kosovë, por se popullata shumicë shqiptare në Medvegjë tashmë janë larguar.

Prizreni është treguar si i rëndësishëm për Kishën Ortodokse Serbe, me kujtesë që serbët e konsiderojnë Kosovën si djepi i kombit dhe fesë së tyre.

Si burime për hartën, gazeta tha se ka Institutin e Statistikave, Entin e Statistikave të Serbisë dhe Bankën Botërore./Lajmi.net/