Gazeta e Madridit zbulon ‘skandalin’ e penalltive për Barcelonës (FOTO)

"AS" me statistikë interesante të penalltive.

Sport

22/09/2017 07:23

Real Madrid ka mbetur shtatë pikë prapa Barcelonës në La Ligë.

Dhe, mediat e krahut madrilen kanë filluar të kërkojnë arsyen e startit të dobët të ekipit në edicionin e ri.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka publikuar një statistikë që beson se është duke e dëmtuar ekipin e Zinedine Zidane.

Sipas saj, Real Madrid është duke u dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve dhe këtë e mbështet me faktin se skuadra ka fituar 17 penallti në favor dhe 9 kundër në 81 xhirot e fundit, përcjell “lajmi.net”.

Për dallim prej tyre, Barcelona kishte 30 në favor dhe vetëm 1 kundër tyre. /Lajmi.net/