Gazeta e Madridit zbulon përforcimin e madh të Barcelonës

Coutinho do të jetë futbollisti që do ta kompletojë skuadrën katalane për pjesën e dytë të sezonit.

Sport

26/10/2017 07:14

Barcelona do ta transferojë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Coutinho do të jetë futbollisti që do ta kompletojë skuadrën katalane për pjesën e dytë të sezonit.

Coutinho paraqiti kërkesë për largim nga Liverpool gjatë verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, Reds refuzuan tri oferta nga Barcelona e tani do të ballafaqohen me një tjetër të re pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/