Gazeta e Barcelonës zbulon tre emrat për përforcime të janarit

Barcelona ka tre objektiva për afatin kalimtar të janarit.

Sport

17/10/2017 07:24

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Por, në rast të dështimit të ardhjes së brazilianit, klubi katalan ka dy opsione të tjera për transferim në Camp Nou.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Barcelona ka dy emra nga Bundesliga që mund të shërbejnë si përforcime të janarit, sigurisht duke sjellë njërin prej tyre, përcjell “lajmi.net”.

Ylli i Schalkes, Max Meyer dhe ai i Bayer Leverkusenit, Julian Brandt janë dy emrat e tjerë që bashkuar me Coutinhon janë objektivat e Barcelonës për afatin kalimtar të janarit. /Lajmi.net/