Gazeta e Barcelonës zbulon ekipin e ri të Zidane, nga viti 2018

Zinedine Zidane ka ofertë të bëhet selektor i Francës pas "Kampionatit botëror 2018".

Sport

13/10/2017 09:22

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madrid.

“Mundo Deportivo” shkruan se trajneri francez mund të vendos për largim nga posti i tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Zidane ka ofertë të bëhet selektor i Francës pas “Kampionatit botëror 2018”, përcjell “lajmi.net”.

Zidane ka kontartë me Real Madridin deri në vitin 2020.

Ai ka arritur sukses të jashtëzakonshëm si trajner i “Los Blancos” duke fituar dy herë me radhë Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/