Gazeta e Barcelonës publikon lajmin e keq për Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka harruar kur ka shënuar gol në La Ligë.

Sport

04/10/2017 09:11

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke u ballafaquar me një situatë të pazakonshme.

Ylli portugez ka kaluar 270 minuta lojë pa realizuar gol në La Ligë dhe i është afruar statistkës negative prej 336 minutash nga edicioni i kaluar, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Ronaldo ka vuajtur ta gjejë formën e tij më të mirë pas rikthimit nga suspendimi prej pesë ndeshjesh moslojë për shkak të përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës, përcjell “lajmi.net”.

Por, trajneri Zinedine Zidane shpreson se ndeshjet ndërkombëtare me Portugalinë t’i ndihmojnë Ronaldos t’i rikthehet golit dhe formës së mirë. /Lajmi.net/