Gazeta e afërt me Vuçiqin thotë Ushtria serbe është e gatshme t’i përgjigjet planit të Kosovës për veriun

Nuk është shkrimi i parë, i llojit propagandë, që mediat serbe bëjnë karshi Kosovës se kinse po tenton të destabilizojë rajonin. Kjo bëhet edhe me preteksin që Serbia mund të ndërhyjë në Kosovë ushtarakisht me arsyetimin e mbrojtjes së serbëve.

Lajme

24/05/2018 18:50

Gazeta serbe “Novosti” e afërt me presidentin Aleksandar Vuçiq sot ka publikuar një shkrim me titull “Ushtria Serbe ka përgjigje ndaj planit të Prishtinës”.

Teksti fillon kështu, duke aluduar në një plan të Kosovës që me ndihmën e NATO-s do të marrin kontrollin e kalimeve kufitare me Serbinë në veri të Kosovës.

Kjo gazetë tutje shkruan se një plan i tillë mund ta “djeg” të gjithë rajonin, mirëpo Beogradi tashmë përmes kanaleve jozyrtare thuhet se ka paralajmëruar zyrtarët më të rëndësishëm evropianë për rreziqet e efektit domino në një skenar të tillë, transmeton lajmi.net.

Sipas informacioneve të “Novosti”, Serbia ka dërguar sinjal të qartë për zbarkimin e mundshëm të FSK-së në Jarinje dhe Bërnjak, plan ky që sipas gazetës serbe në masë të madhe është përpunuar në bazën “Bondsteel” dhe që do të kryhet nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Gazeta tgekson se kjo mund të shkaktojë përshkallëzim të dhunës në Kosovë, por edhe më gjerë, andaj forcat serbe të sigurisë janë të gatshme të reagojnë në mënyrë që “ta mbrojnë paqen dhe stabilitetin e vendit”, shkruan lajmi.net.

“Shërbimet e sigurisë së Serbisë kanë informacione në lidhje me ekzistencën e disa skenarëve të Prishtinës dhe mentorëve të tyre për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës, e cila do të kishte shërbyer si një justifikim për të ruajtur me forcë “sovranitetin e shtetit”, shkruan Novosti.

Në tekst përmenden edhe trazirat e marsit në vitin 2014 dhe arrestimi i fundit i drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ku thuhet se ishin skenarë të Prishtinës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë dje se ushtria serbe është duke monitoruar me kujdes të gjitha zhvillimet e sigurisë në rajon dhe janë të gatshëm për cdo rast.

“Në zonën e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përgjegjës për sigurinë e të gjithë atyre që jetojnë në krahinën tonë jugore, ballafaqohet KFOR-i. Në presin që anëtarët e KFOR-it të përmbushin misionin e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa, kreu i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun thotë se deri më tani janë shfaqur informacione rreth planeve të ndryshme të Prishtinës, por ai beson se udhëheqësia shqiptare e Kosovës nuk do të angazhohet në veprime të pakuptimta që mund të shkaktojë konflikte dhe dhunë.

“Roli kryesor i KFOR-it dhe përgjegjësia e tij më e madh është të parandalojë destabilizimin e situatës. Gjithashtu, Serbia vazhdimisht paralajmëron rrezik për sigurinë e popullit serb dhe situatën e përgjithshme në Kosovë dhe Metohi, nëse Prishtina vazhdon të këmbëngul në formimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës”, ka thënë Drecun.

Se Prishtina po përgatit “skenar” në veri të Kosovës thuhet se është konfirmuar për një kohë të gjatë nga eksperti i sigurisë, Radomir Milasinoviq, transmeton lajmi.net.

“Serbia duhet të jetë thellësisht e vetëdijshme se Prishtina do të arrij disa nga këto plane. Koha dhe zgjedhja e skenarëve do të puroj me patriotët perëndimor të pavarësisë së Kosovës…”, thotë ai.

Teksti më pas thotë se një pjesë integrale e këtyre planeve është formimi i forcave të armatosura. “Prishtina po përgatitet për finalen e të të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës. Puna më e rëndësishme për të cilën organet shtetërore të shtetit të rremë është pasurimi me armë edhe pajisje ushtarake. Pjesë e planit është blerja e armëve për këmbësorët, sistemet të lehta të raketave anti-tank dhe një helikopter të vogël. Pozita e Serbisë përkeqësohet nga fakti se ku proces zhvillohet me ndihmën e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, që kanë ndihmuar formimin e shtetit të Kosovës”.

“Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara kohën e fundit në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën paralajmërojë se baza “Bondsteel” është duke trajnuar pjesëtar të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Selia e NATO-s në Bruksel deklaroi se ky kamp ushtarak nuk bazë në Aleancë, por nga ushtria amerikane, e cila është nikoqir i një grupi luftarak shumëkombësh. Ata. Megjithkëtë, nuk e fshehin se kjo bazë kryen trajnime për situata të krizave, mbrojtjes civile…”, përfundon artikulli. /Lajmi.net/