Gazeta amerikane: Kosova ka minerale me vlerë 2000 miliardë dollarë

Presidenti i Mineraleve Shqiptare, Sahit Muja thotë se Kosova ka minerale me vlerë mbi 2 trilion dollarë, duke përfshirë qymyrin dhe linjitin.

Lajme

25/01/2015 23:34

Mineralet Shqiptare kanë bërë një hulumtim të gjerë gjeologjik në Kosovë dhe kanë vlerësuar të gjitha hulumtimet e mëparshme. Përfundimi i hulumtimit të Mineraleve Shqiptare i vitit 2015 tregon se Kosova ka rezerva minerale në vlerë prej mbi 2000 miliardë dollarë, shkruan New York News, transmeton lajmi.net. 
 
Sahit Muja thotë se Trepça në Kosovë për një kohë të gjatë ka luajtur një rol kyç në zhvillimin ekonomik të Jugosllavisë, duke punësuar 25.000 njerëz. Trepça nën menaxhimin e ish-Jugosllavisë ka realizuar mbi një milion ton prodhim vjetor me vlerë mbi 4 miliard dollarë dollarë në vit. Ndërmarrja Trepça daton që nga kohët romake.
 
Trepça, ka një nga rezervat më të mëdha botërore të plumbit, zinkut, argjendit dhe mineraleve të rralla. Trepça ishte lider në Evropë në minierat e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit.
 
Kosova është një nga vendet më të pasura me burime natyrore per milje katror në Evropë. Me male të mahnitshme, lumenj, pyje, dhe tokë të pasur.  
 
Kosova është shumë e pasur me minerale të tilla si linjit, qymyr, zink, ari, boksit, argjend, magnez, plumb, alumin, krom mineral dhe për më tepër rezerva të linjiti prej rreth 15 miliardë ton, duke përbërë rezervën e pestë më të madhe të linjitit në botë. 
 
Kosova ka gjithashtu rezerva të pasura të asbestit, gurit gëlqeror, mermerit dhe minerale të tjera.
 
Muja ka thënë se shumica e burimeve natyrore të Kosovës mbeten të papërdorura, dhe se rezervat e saj të mëdha të burimeve natyrore me vlerë mijëra miliardë dollarëshe, janë një potencial i madh për zhvillimin e ardhshëm ekonomik. 
 
Gjenerali amerikan në pension, i cili drejtoi sulmet e NATO-s kundër Serbisë, Wesley Clark, është duke u përpjekur të investojnë në Kosovë. 
 
Clark drejton një kompani kanadeze të energjisë të quajtur Envidity, e cila është duke kërkuar një licencë për të eksploruar depozitat nëntoksore tëj thëngjillit të Kosovës për t’i përdorur për të bërë lëndë djegëse sintetike për makina dhe aeroplanë.
 
“Unë shpresoj se ne mund ta bëjmë atë këtu, sepse në qoftë se ne mundemi, ajo do të bëjë një ndryshim të madh për vendin”, tha Clark në një intervistë kur ai vizitoi Kosovën. “Kjo mund të sjellë qindra miliona madje miliarda dollarë investime të huaja direkte”. (lajmi.net)