Gaza në foto, gjatë armëpushimit

Banorët e Rripit Gazës që kanë vizituar shtëpitë e tyre gjasë armëpushimi humanitar janë tronditur nga shkatërrimet që kanë parë.

Bota

05/08/2014 11:27

Fotot e bëra nga Jon Donnison i BBC-së tregojnë përvojat e njerëzve të zakonshëm në mes të operacionit ushtarak të Izraelit për të shkatërruar tunele dhe raketa të përdorura nga militantët në Gaza.

 Legjendat:

1. Një vajzë e re i buzëqesh nënës së saj pranë një shkolle të OKB-së në Rafah. Vëllai i vajzës është në spital, pas plagëve që ka marrë nga bombardimet izraelite.

2. Djem të rinj palestinezë të strehuar në një shkollë të OKB-së në Rafah ngrehin dy gishtërinjtë në shenjë fitoreje. Sipas OKB-së, më shumë se 300 fëmijë palestinezë janë vrarë në luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit, që prej 8 korrikut.

3. Aya, tre-vjeçare u plagos në Rafah, kur shtëpia u bombardua derisa ajo po flet. Aya qan për nënën e saj, e cila mbet e vrarë gjatë bombardimeve.

4. Ahmed është duke u trajtuar për djegie të rënda në spital në Khan Yunis, derisa pranë i rri vëllai i tij, Mahmud. Vëllai i tyre tjetër, Muhamedi, 17, u vra nga bombardimet izraelite në Rafah. Mahmud tha se ata kishin ngrënë darkë së bashku disa orë para sulmit.

5. Ali, 11 vjeç, u plagos derisa po luante në oborrin e shtëpisë së tij në Rafah, kur një bombë izraelite goditi shtëpinë e fqinjit. Mjekët janë duke e trajtuar atë në një spitalit kuvajtian në Rafah, ku nuk ka shtretër të lirë.  

6. Kjo vajzë e re ka marr guximin të del për të marrë një lëng frutash, gjatë orëve të armëpushimit humanitar.

7. Një burrë në Beit Hanoun, Gaza veriore, shijon ca kokrra rrushi nga vreshta e tij, i cili thotë se kjo është hera e tretë që i shkatërrohet shtëpia në konfliktin e Gazës.

8. Ky njeri në Beit Hanoun është e lumtur që ka gjetur gjelin të gjallë brenda shtëpisë së tij të shkatërruar.

9. Një vajzë e re merr atë që ka mbetur në shtëpinë e saj në Beit Hanoun. Qindra shtëpi janë shkatërruar në qytet.

10. Mes vdekjes dhe shkatërrimit, në Rafah të Gazës lindën katërnjakë, Mohammed, Yassin, Yahia dhe Nahla.

11. Radhë të gjata për bukë në Jabalia. Ndërprerjet e energjisë kanë vështirësuar punën e furrtarëve. Termocentrali i vetëm i Gazës është dëmtuar nga bombat izraelite.