Gaza është një gjendje kritike, vlerëson Ban

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Gaza, duke thënë se territori palestinez është në një “gjendje kritike”.

Bota

28/07/2014 17:38

Në emër të njerëzimit, dhuna duhet të ndalet, tha Ban Ki-mun.

Izraeli ka filluar një ofensivë kundër militantëve palestinezë të Hamasit, por Ban ishte kritik për të dy palët, si për izraelitët ashtu edhe për Hamasin.

Ai tha se Hamasi kishte gjuajtur raketa në zonat e banuara me civilë në Izrael, e forcat izraelite kishin përdorur armatim të rëndë në Rripin e Gazës, gjithashtu në zonë të banuar nga civilët.

Ai ka shtuar se popullsia e Gazës nuk ka se si të ikën nga këto luftime, ndërka ka theksuar se pjesëmarrësit në konflikt kanë përgjegjësi për të mbrojtur civilët.

Ai përsëriti thirrjen e OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm humanitar gjatë festës së Bajramit.

Të dyja palët janë të papërgjegjshme “moralisht”, tha Ban, sepse ata kanë lejuar që dhuna të vazhdojë pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, John Kerry.

“Kjo është çështje e vullnetit të tyre politik. Ata duhet të tregojnë humanitetin e tyre si udhëheqës, edhe pala izraelite edhe ajo palestineze”, u tha gazetarëve Ban Ki-mun.