Gattuso zgjedh sulmuesin kryesor për ndeshjen ndaj SPAL

Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur ta rikthejë Kalinicin në sulm ndaj SPAL.

Sport

08/02/2018 13:16

Nikola Kalinic do të rikthehet në sulmin e Milanit për ndeshjen e ardhshme ndaj SPAL.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi kroat do të luajë prapë nga minuta e parë në ballafaqimin e ardhshëm në Serie A.

Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur ta rikthejë Kalinicin në sulm, përcjell “lajmi.net”.

Kalinic do të ketë një rast ideal për të shënuar në mënyrë që ta shpaguajë besimin e Gattusos. /Lajmi.net/