Gattuso zbulon fajtorin e humbjes ndaj Interit

Gennaro Gattuso ka thënë se po të përfundonte ndeshja me barazim, do të ishte rezultat më real.

Sport

21/10/2018 23:30

Milani humbi 1 me 0 ndaj Interit, mirëpo Gennaro Gattuso ka thënë se dy skuadrat e kanë merituar nga një pikë.

“Interi meritoi më shumë se ne, mirëpo po të përfundonte ndeshja 0-0, do të ishte rezultat real”, ka thënë trajneri i Milanit pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Ne luajtëm një futboll më shumë fizik, pjesë që nuk na pëlqen edhe shumë, mirëpo që arritëm të bënim mirë”.

“Ne shpresuam që të fitonim me kundërsulme, por që në pasime nuk u treguam të saktë”, ka shtuar më tej Gattuso. /Lajmi.net/