Gattuso zbulon emrin e futbollistit kryesor në Milan

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores ndaj Romës.

Sport

01/09/2018 09:52

Gennaro Gattuso është ndarë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të Milanit në fitoren ndaj Romës me rezultat 2:1 në San Siro.

Ai po ashtu ka lavdëruar mesfushorin Lucas Biglia dhe sulmuesin Gonzalo Higuain për lojën e tyre.

“Biglia është i domosdoshëm për ne, e ka dëshmuar edhe sot”, deklaroi Gattuso për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Higuain na mundëson të luajmë mirë, por duhet ta shërbejmë më mirë në sulm. Ai në dyshe me Cutronen? Varet nga kundërshtarët, do të shohim”, theksoi ai. /Lajmi.net/