Gattuso, trajneri me rrogën më të vogël në Serie A

Gennaro Gattuso e ka ruajtur rrogën nga koha kur ishte trajner i ekipit Primavera prej vetëm 120 mijë eurosh në sezon.

Sport

13/02/2018 07:11

Gennaro Gattuso ka rrogën më të vogël nga gjithë trajnerët në Serie A.

Trajneri i Milanit në fakt ka ruajtur rrogën nga koha kur ishte trajner i ekipit Primavera prej vetëm 120 mijë eurosh në sezon.

Gattuso u emërua në drejtim të ekipit të parë të Milanit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas, përcjell “lajmi.net”.

“I varfër por i lumtur”, është titulli për Gattuson te numri i sotëm i të përditshmes sportive italiane ‘Gazzetta dello Sport’. /Lajmi.net/