Gattuso mund të vetëvritet

Ish ylli i Milanit dhe Italisë, Gennaro Gattuso ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në kurdisje të ndeshjeve dhe theksoi se do ta vret veten nëse shpallet fajtor. Gattuso, i cili u pensionua nga futbolli më herët gjatë këtij viti, është një prej atyre që janë nën hetime nga zyra e prokurorisë në Cremona.…

Sport

18/12/2013 11:30

Ish ylli i Milanit dhe Italisë, Gennaro Gattuso ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në kurdisje të ndeshjeve dhe theksoi se do ta vret veten nëse shpallet fajtor.

Gattuso, i cili u pensionua nga futbolli më herët gjatë këtij viti, është një prej atyre që janë nën hetime nga zyra e prokurorisë në Cremona.

Ish mesfushori i Lazios, Cristian Brocchi është një tjetër figurë e njohur i përfshirë në hetime. Ata të dy, së bashku me disa të tjerë dyshohet se ishin të përfshirë në një rrjet që kurdisi ndeshje nga Serie A dhe liga tjera gjatë stinorit 2010-11.

Në deklaratat e tij për La Repubblica Sport, Gattuso tha: “Asnjëherë nuk kam pasur as një mendim të vetëm rreth mundësisë së kurdisjes së një ndeshjeje. Nëse mund të dëshmohet diçka e tillë dhe edhe pse e di se është shumë e madhe për ta thënë por do ta vras veten”.

“Të gjitha ata që më njohin e dinë se nuk mund të përballoj as humbjen në stërvitje, e lërmë të kurdisi një të tillë. Jam i hidhëruar dhe i ofenduar. Dua të pastroj gjithçka në mënyrë që të mos të kam një barrë në karrierën time. Kurrë nuk kam vënë asnjë bast në jetën time”, u shpreh ai.