Gattuso merr urim special nga Silvio Berlusconi

Gennaro Gattuso sot ka marrë drejtimin e Milanit.

Sport

27/11/2017 16:17

Ish lojtari i kësaj skuadre, do të zëvendësojë të shkarkuarin Vicenzo Montella, që ka dështuar me skuadrën e Milanit në fillim të këtij sezoni.

Një nga personat e parë që ka uruar Gattuson, është edhe ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.

“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe të përzemërt me luftëtarin tim të vjetër Gennaro Gatusso. I uroj fat, është i denjë për Milanin. Forza Milan”, ka shkruar Berlusconi.

Gatusso e merr Milanin në vendin e shtatë me 20 pikë, dhe i duhet t’i rikthej në garën për një vend në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/