Gattuso lë jashtë skuadrës Higuainin, thotë se nuk është i gatshëm për Milan

Gonzalo Higuain duket se është shumë afër transferimit tek Chelsea, dhe kjo mund të konfirmohet edhe nga ngjarjet e fundit në kampin e Milan.

Sport

20/01/2019 15:21

Sulmuesi argjentinas është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen që Milan e luan kundër Genoas.

Këtë e ka konfirmuar vet trajneri Gennaro Gattuso, i cili nuk ka konfirmuar se lojtari do të kalojë tek Chelsea, por ka dhënë një arsye tjetër për mos ftesën e sulmuesit.

“Nuk është vendosur asgjë akoma. Për këtë duhet folur me drejtorin sportiv (Leonardo)” ka thënë Gattuso në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Të jem i sinqertë, kam parë një nga seancat më të dobëta stërvitore të tij që kur jam këtu. Gjithë këto biseda nuk po i bëjnë mirë atij” ka thënë tutje ai.

“Kam biseduar me Higuain, menduam se ishte veprimi i duhur për të mos u ftuar ai” ishin fjalët e Gattuso.

Milan ndeshjen e radhës do ta luaj të hënën kundër Genoas, me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/