Gattuso: Ky futbollist i Milanit është më i miri në botë

Gennaro Gatuso e vlerëson në maksimum Gonzalo Higuainin.

Sport

23/09/2018 08:40

Ai ka thënë që argjentinasi në këtë moment është më i miri në botë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Higuain? Bën mirë që kthehet mbrapa për të ndihmuar ekipin, por unë dua të lëvizë në 16 metrat e fundit”, deklaroi Gattuso.

“Më vendimtar se Ronaldo? Unë punoj me Higuain dhe në këtë moment është më i miri në botë, sipas mendimit tim”.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, është një kampion që është vënë në dispozicion të skuadrës”, shtoi ai. /Lajmi.net/