Gattuso: Kjo është ajo që pres nga ndeshja kundër Chievos

Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij ka vetëm një objektiv për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Chievos.

Sport

17/03/2018 14:08

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij ka vetëm një objektiv për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Chievos.

“Rossonerët” janë eliminuar nga Europa League andaj Gattuso pret një reagim nga futbollistët e tij në ballafaqimin e së dielës në San Siro.

“Është një ndeshje me kurth. Jemi në një pozitë në tabelë ku nuk guxojmë të gabojmë”, u shpreh ai në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të japim maksimumin për të fituar. Është shumë e rëndësishme të fitojmë para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare”, theksoi Gattuso. /Lajmi.net/